Ballina Flash

Popullsia e SHBA-së kalon shifrën 331 milionë

UASHINGTON, 27 prill /ATSH-AA/ – Sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit, popullsia e SHBA-së ka arritur në 331 449 281 banorë.

Të dhënat, dorëzuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, shënuan një rritje prej 7.4 % nga regjistrimi i fundit një herë në një dekadë i kryer në vitin 2010.

Sipas të dhënave, shteti më i populluar është Kalifornia me 39 538 223 banorë dhe më pak i populluar është Wyoming me 576 851 banorë.

Numri i popullsisë do të përdoret për të ndarë pjesën e secilit shtet të vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve.

Teksasi, i cili shtoi numrin më të madh të banorëve që nga viti 2010, do të fitojë dy vende në Dhomën e Përfaqësuesve pasi u shtua me 4 milionë banorë që nga viti 2010. Pesë shtete tjera, përfshirë Colorado, Florida, Montana, Karolina e Veriut dhe Oregon do të shtojnë një vend secili.

Kalifornia, Illinois, Michigan, New York, Ohio, Pennsylvania dhe Virxhinia Perëndimore do të humbasin nga një vend. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Von der Leyen: Marrëveshja me BM mbron interesat e BE-së
Artikulli tjetër“PS, mundësi për dy mandate të tjera në Durrës e Tiranë”/ Të mos tjetërsohet asnjë votë e asnjë kandidati