TIRANË, 26 prill/ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në qarkun e Elbasanit ka përfunduar procesi i numërimit të votave në të 511 qendrat e numërimit që ka gjithsej në këtë qark për zgjedhjet e 25 prillit.
Referuar të dhënave të publikuara nga KQZ Partia Socialiste ka marrë 86 224 vota, ose 55.22%.
Partia Demokratike numëron 57 878 vota ose 37.06%.
Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka marrë 6892 ose 4.41%, ndërsa PSD ka marrë 593 vota ose 0.38 %. Partia Lëvizja Demokrate Shqiptare ka marrë 234 vota ose 0.15 %. Partia Bindja Demokratike ka marrë 737 vota ose 0.47 %.
ABEOK ka marrë gjithsej 165 vota apo 0.11 %, Nisma Thurje ka marrë 1736 vota ose 1.11 %, Partia Lëvizja për Ndryshim ka marrë 1010 vota ose 0.65 %, Partia Lëvizja e Re ka marrë 363 vota ose 0.23 %, Partia Balli Kombëtar 153 vota ose 0.10 % dhe Partia Aleanca Demokracia e re 173 vota ose 0.11 %
/k.s/
























