Ballina Flash

COVID-19 – AstraZeneca dhe Pfizer zvogëlojnë rrezikun e infektimit që në dozën e parë

LONDËR, 23 prill /ATSH-ANSA/ – Një dozë e vaksinës AstraZeneca ose Pfizer zvogëlon rrezikun e infektimit me COVID-19 me gati dy të tretat, sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit.

Në bashkëpunim me Zyrën për Statistikat Kombëtare, shkencëtarët analizuan rezultatet e testeve Covid të më shumë se 350 000 perosnave në BM midis dhjetorit dhe prillit.

Sipas përfundimeve të tyre, 21 ditë pasi ishte dhënë doza e parë, që është koha që i duhet sistemit imunitar për të reaguar, infektimet nga COVID-19 u ulën me 65%.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta takime të veçanta Ambasadorin e OSBE-së dhe të Mbretërisë së Bashkuar
Artikulli tjetërSiguria ushqimore/ 131 kontrolle, asgjësohen 20 tonë produkte ushqimore