Zhupa: Turizmi, çështje kyçe për ringritjen e ekonomisë

TIRANË, 22 prill /ATSH/ Kandidatja e PD në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa zhvilloi sot një bashkëbisedim me përfaqësues të agjencive turistike dhe hotelerisë.

“Më 25 prill merr fund ngecja juaj në vendnumëro, nis ndryshimi i madh i Shqipërisë. Si perlë turistike vendi do kthehet në një nga vendet më të frekuentuara nga turistët”, tha Zhupa.

Zhupa u shpreh se, “që të zhvillosh turizmin duhet të zhvillosh vendin që të kesh çfarë t’i ofrosh turistit. Në program kemi diversifikimin e ofertave turistike. Si mund të ndërtoni ju paketa tursitike për gjithë vitin në rast se shteti nuk ofron atraksione të tjera ekstra në qytetet tuaja apo dhe lehtësi në transport. E fillojmë me tunelin e famshëm tashmë që ka 8 vjet që nuk përfundon Kardhiq-Delvinë. Sa do t’ju lehtësonte juve që turistët që do të kalonin më lehtë qoftë për të vajtur në Gjirokaster, qoftë për të vajtur në Tiranë, qoftë për të ardhur nga Tirana, apo nga Gjirokastra, apo nga rrethe të tjera, për të ardhur për të pushuar në Sarandë, apo ato turistët që vijnë nga deti në Sarandë për të shkuar për të parë një anë tjetër të turizmit dhe për të qëndruar më gjatë”.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.