Ballina Bota

UASHINGTON – SHBA e hapur për heqjen e disa sanksioneve kundër Iranit

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-ANSA/ – Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden është e hapur për hipotezën e heqjes së disa sanksioneve të vendosura nga Donald Trump kundër sektorëve thelbësorë të ekonomisë iraniane, përfshirë sektorët financiarë dhe të naftës, për të ndihmuar në reduktimin e mosmarrëveshjeve  në bisedimet për energjinë bërthamore në Vjenë, shkruan ”Wall Street Journal” duke cituar dy burime nga kjo çështje.

SHBA do të ishte e gatshme të hiqte sanksionet bazuar në rregullat antiterrorizëm kundër bankës qendrore të Iranit, kompanive të saj që prodhojnë dhe transportojnë naftë dhe sektorë të tillë si çeliku dhe alumini.

Një zyrtar i lartë europian paralajmëroi gjithashtu se Uashingtoni mund të lehtësojë sanksionet edhe në sektorë të tjerë, të tillë si tekstilet, automjetet, transporti dhe sigurimet.

Bisedimet bërthamore do të rinisin në kryeqytetin austriak javën e ardhshme./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPediatria e re e Tiranës/ Investim i shumëpritur për kryeqytetin, ëndërr e brezave të tërë mjekësh
Artikulli tjetërTabaku me familjet tiranase: Përpjekje maksimale për të respektuar traditën dhe identitetin tonë