Testohet teknologjia e monedhës digjitale

BERLIN, 22 prill /ATSH-AA/ – Banka Qendrore e Norvegjisë njoftoi se do të testojë zgjidhje teknike për monedhën digjiitale (CBDC).

Në njoftimin e bankës thuhet se pas një hulumtimi katër vjeçar, Banka Qendrore e Norvegjisë në dy vitet e ardhshme do të testojë zgjidhje të ndryshme teknike për CBDC.

“Monedha dixhitale mund të mundësojë një sërë karakteristikash në pagesa”, theksoi kreu i Bankës Qendrore të Norvegjisë, Oeystein Olsen.

“Për të vendosur vallë nëse është e përshtatshme të krijojmë monedhë digjitale na duhen informacione shtesë”, shtoi ai.

Shumë banka qendrore në mbarë botën janë në hulumtim nëse vallë duhet të lëshojnë në treg versionet digjitale të monedhave kombëtare ndërsa sipas Bankës për Zgjidhjet Ndërkombëtare (BIS), në botë të paktën 52 vende janë duke bërë punime në këtë drejtim.

Ekspertët theksojnë se Kina është përpara vendeve të tjera për krijimin e monedhave dixhitale.

Banka Qendrore Europiane në mes të këtij viti pritet të vendosë nëse do të fillojë projekt zyrtar për euron digjitale.

Ndërkohë, Bahamet, ishte banka e parë qendrore që kishte prezantuar monedhën dixhitale në vitin 2020, monedhën “Sand Dollar”./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.