BRUKSEL – Portugalia e para që depoziton planin e rimëkëmbjes

BRUKSEL, 22 prill /ATSH-AFP/ – Portugalia, që siguron presidencën e radhës të Bashkimit Europian, është vendi i parë që depoziton zyrtarisht planin e saj kombëtar të rimëkëmbjes në Bruksel, etapë kyçe për të marrë ndihmat europiane përballë pandemisë, njoftoi sot Komisioni.

Ekzekutivi europian ka tashmë dy muaj për të bërë të vlefshëm projektin, të paraqitur menjëherë në Këshillin Europian, përfaqësues i shteteve anëtare, para një zhbllokimi të shumave të prashikuara nga Fondi Europian i Rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh.

Ky mekanizë, i financuar veçanërisht nga një rekurs i përbashkët ndaj borxhit të pazakontë, është mishërimi i solidaritetit europian përballë pasojave ekonomike dhe sociale nga COVID-19.

Ai parashikon për Portugalinë një subvencion prej 13,9 miliardë eurosh.

“Përshëndes planin e rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë të Portugalisë, që është vendi i parë që paraqitet zyrtarisht në Komisionin Europian”, deklaroi presidentja, Ursula von der Leyen, cituar në komunikatë.

“Objektivi ynë mbetet miratimi i të gjitha planeve deri në verë, me qëllim që të mund të procedojmë dibursimet e para”, shtoi ajo, ndërkohë që Europa është kritikuar shpesh për procedurat e saj të ngadalta.

Spanja dhe Italia do të jenë përfitueset kryesore me rreth 70 miliardë euro secial, para Francës me rreth 40 miliardë euro./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.