SHBA – Biden: Objektiv ambicioz në samitin për klimën

UASHINGTON, 22 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden mbledh sot një samit virtual botëror mbi klimën, që synon të shënojë rikthimin e SHBA-së në luftën kundër ngrohjes globale, me një objektiv ambicioz, me anë të të cilit presidenti amerikan shpreson që të japë shembullin për pjesën tjetër të planetit.

Demokrati do të marrë fjalën para 40 drejtuesve të huaj, të ftuar në këtë takim dydditor, si ai kinez Xi Jinping, rus, Vladimir Putin, indian Narendra Modi, francez, Emmanuel Macron si dhe papa Françesku.

Presidenti amerikan, Biden iu bashku që prej ditës së parë të mandatit të tij, në janar, Marrëveshjes së Parisit për Klimën, të cilës Donald Trump “i mbylli derën” katër vjet më parë.

Që atëherë, në kontrast me retorikën skeptike klimatike të paraardhësit të tij republikan, ekipi i tij ka refuzuar paralajmërimet për “emergjencën” për të shmangur një katastrofë.

Dhe Presidenti i 46-të i SHBA-së ka zbuluar një megaplan për infrastrukturën amerikane me një përbërës të rëndësishëm të tranzicionit ekologjik.

Por ai është e pritshme, në momentin kur ai organizon, me rastin e Ditës së Tokës, këtë samit për të bërë presion mbi ndotësit kryesorë të botës në mënyrë që ata të rrisin “ambiciet” e tyre në luftën kundër ngrohjes./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.