Nga spitali i ri i Kirurgjisë te qendrat shëndetësore në vend/ Manastirliu: Shembull i qartë i shëndetësisë që duam


TIRANË, 22 prill /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video të investimeve të kryera në sistemin shëndetësor në vendin tonë.

“Sot, qendrat shëndetësore, spitalet e maternitetet që kemi transformuar janë shembulli më i qartë i shëndetësisë që duam për Shqipërinë e së nesërmes”, shkruan Manastirliu.

Në video paraqiten investimet e kryera si Spitali i ri i Kirurgjisë në QSUT, Pediatria e re në Durrës, Materniteti i ri i Lezhës, i Sarandës, i Korçës, Spitali i ri i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, Reanimacioni i Spitalit të Vlorës, Poliklinika e re e Vlorës dhe e Lushnjes, Dispanceria e Tiranës, 300 qendra shëndetësore dhe ambulanca nga veriu në jug, moderinizimi i Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Farmacia Qendrore në QSUT, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Spitali Onkologjik, Qendra e Re e Konsultave në QSUT, Spitali i Shkodrës, Pediatria e re e Tiranës, Spitali Memorial Fier. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.