Ballina Flash

Rikthehet “Basic Instinct”

NJU JORK, 22 prill /ATSH-ANSA/ – “Basic Instinct” kthehet në kinema me një version të ndryshuar.

Në kuadër të 30-vjetorit të tij, filmi kult i vitit 1992 realizuar nga Paul Verhoeven dhe me protagonistë Michael Douglas dhe Sharon Stone, është digjitalizuar plotësisht.

Versioni i ri do të jetë së shpejti në sallat e kinemave në Francë, pasi firma franceze Studiocanal u kujdes për restaurimin, pasuar nga Australia, Zelanda e Re dhe SHBA-ja.

Gjatë kësaj kohe, dokumentari “Basic Instinct, Sex, Death & Stone” me intervista ekskluzive dhe anekdota me Verhoeven, Stone, Douglas.

Filmi do të jepet premierë në Ultra HD, Blu-Ray, DVD në vende të ndryshme europiane dhe në botë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Objektiv ambicioz në samitin për klimën
Artikulli tjetërMbyllja e fushatës në Konispol/ Gjiknuri: Skuadra e PS është ekipi më përfaqësues për Qarkun e Vlorës