COVID-19 – Spanja nis vaksinimin me Johnson & Johnson

OVIEDO, 22 prill /ATSH-AA/ – Spanja u bë sot një nga vendet e para europiane që fillon administrimin e vaksinës antiCOVID-19 Johnson & Johnson.

Vaksina ishte në pritje për më shumë se një javë pasi organet rregullatore amerikane rekomanduan ndalimin e vaksinës për të studiuar mpiksjen e rrallë të gjakut.

Por Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i dha vaksinës dritën e gjelbër të martën.

Spanja ka filluar të vaksinojë me Johnson & Johnson personat e moshës 70-79 vjeç.

Vende të tjera europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Hollandën dhe Greqinë, kanë vendosur të fillojnë administrimin e vaksinës J&J në ditët e ardhshme./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.