BRUKSEL, 22 prill /ATSH-AFP/ – Një samit i liderëve të vendeve të NATO-s do të zhvillohet më 14 qershor në selinë e aleancës në Bruksel, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në një komunikatë.
“Veprimet agresive të Rusisë, kërcënimi terrorist, sulmet kibernetike, ndikimi i ndryshimit klimatik mbi sigurinë dhe fuqizimi i Kinës do të jenë në axhendën e këtij takimi”, sipas komunikatës.
Samiti i fundit i NATO-s u zhvillua në dhjetor 2019.
Ky do të jetë samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























