Ballina Flash

Te dyqanet e ”Amazon” mund të paguash edhe me… pëllëmbë!

SIATËLL, 22 prill /ATSH-DPA/ – Duke filluar nga sot klientët në dyqanin ”Whole Foods” në lagjen ”Capitol Hill” të Siatçllit do të jenë në gjendje të paguajnë për ushqimet e tyre edhe me pëllëmbë.

”Amazon”, i cili bleu zinxhirin e dyqaneve ushqimore të kësaj kompanie në 2017, instaloi pajisjet e veta skanuese të dorës.

”Kompania ka në plan të zgjerojë teknologjinë pa shitës në shtatë dyqane shtesë ‘Whole Foods’ në muajt e ardhshëm”, tha përfaqësuesi i ”Amazon”, Dilip Kumar në një postim në blog.

”Amazon”, i cili shpesh përdor Siatëllin si një laborator për të testuar teknologjitë, zbuloi skanuesit në dy dyqane vjeshtën e kaluar. Që nga ajo kohë, ato janë instaluar edhe në 10 dyqane të tjera.

”Deri më tani, mijëra klientë janë regjistruar për të përdorur terminalet”, tha Kumar.

Përdoruesit regjistrohen duke skanuar pëllëmbën e tyre dhe duke e lidhur atë me një kartë krediti ose llogari të ”Amazon”, pastaj duke skanuar pëllëmbën e tyre përsëri për të paguar./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Samit i liderëve të NATO-s
Artikulli tjetërPaloka në Kodër Arapaj: Bashkërisht do të zgjidhim hap pas hapi çdo problem