Programi i i PD-së, “kap ça të kapësh”

TIRANË, 21 prill /ATSH – I. Vata/ Kryeministri Edi Rama tha nga nga Lushnja se programi i opozitës nuk ka asgjë për ju, ata kanë në program “kap ça të kapësh”.

Në fjalën e tij, Rama tha se në programin e opozitës nuk ka asgjë për këtë popull. Në atë program ka vetëm një përpjekje ta haj kush ta hajë, “kap ça të kapësh”. Ndërkohë që ne nuk kemi ardhur për të bërë premtime elektorale, se ne jemi në qeveri dhe do jemi në qeveri.

“Ne së bashku kemi tjetër rrugë, tjetër mision dhe ju them njerëzve që vijnë dhe thonë lekë, lekë, lekë, lekë jepuni një përshëndetje me mirësjellje të vazhdojnë punën sepse me këto premtime Shqipëria është djegur shumë herë. Ndërkohë që unë ju them, punë, punë, punë dhe ne do ta arrimë së bashku majën që ia kemi borxh atyre që na e trashëguan, tërë historinë tonë dhe tërë amanetin dhe atyre që janë sot, fëmijët tanë”, tha ai.

Në fund, Rama tha se “Lushnja e dy kongreseve nuk mundet dot të fyej gjithë ata njerëz që e bënë Lushnjën një nga vatrat e historisë shqiptare duke votuar për numrat pa lidhje”.

“Dhe bëni kujdes shumë se 9-ta bëhet 6-të, dhe 6-ta bëhet nëntë, prandaj robi nuk ia ka gjet kurrë fillin 6-ës dhe 9-ës dhe e ka bërë 69-të numrin e djallit. Kështu shkon në djall kush voton 6-ën dhe 9-ën, po mbi të gjitha shkon në gjallë gjithë ky vend. Prandaj më 25 prill votoni 12-ën e Pavarësisë së Shqipërisë, 12-ën, 12 si 12 yjet e flamurit të Europës, 12-ën, si 12 e lindjes së PS, dhe 12-ën se ne e dimë aritmetikën se 7×7 nuk bëjnë 42, 4×3 bëjnë 12-të”, tha Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.