TIRANË, 21 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sërish sot pamje pa koment nga fushata elektorale që po zhvillon Partia Socialiste dhe nga fushata e Partisë Demokratike.
“Pa koment”, tha Rama, ndërsa ndau foto nga takimi elektoral i Partisë Socialiste dje në Elbasan dhe një tjetër foto nga takimet e djeshme të Partisë Demokratike.
Në foton e takimit elektoral të fushatës së PS-së duket qartë respektimi i rregullave antikovid, ndërsa në takimin elektoral të PD-së nuk janë respektuar rregullat bazë të distancimit social dhe evitimit të grumbullimeve./k.s/j.p/r.e/























