Ballina Flash

FUTBOLL – Kongresi i UEFA-s dënon krijimin e Super Ligës

ZYRIH, 21 prill /ATSH-AA/ – Të 55 federatat anëtare të Unionit të Shoqatave Europiane të Futbollit (UEFA) kanë dënuar unanimisht shpalljen e Super Ligës Evropiane.

” Të 55 shoqatat anëtare dhe pjesëmarrësit në Kongresin e UEFA-s dënojnë shpalljen e të ashtuquajturës ‘Super Liga’. Kongresi i UEFA-s është i vendosur që ‘Super Liga’ e izoluar bie ndesh me vetë konceptin e asaj që do të thotë të jesh europian, ‘i unifikuar, i hapur, mbështetës dhe parimor’ mbi vlerat sportive”, tha UEFA në një deklaratë.

UEFA shtoi se ”ajo dhe shoqatat e saj anëtare besojnë në një model vërtet europian që bazohet në gara të hapura, solidaritet dhe ri-klasifikim për të siguruar qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e lojës për të mirën e të gjithëve dhe promovimin e vlerave evropiane dhe rezultatit shoqëror”.

UEFA dhe anëtarët e saj, theksoi organi drejtues i futbollit europian, do t’i “rezistojnë fuqishëm” lëvizjes nga pronarët e 12 klubeve “konspirative” dhe mbështetësit e tyre në “nivelin më të plotë të mundshëm”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDUBLIN – Bashkimi i Irlandës i mundshëm brenda 25 viteve
Artikulli tjetërGJERMANI – “Frena emergjente” për Covid-19 pret votimin në Bundestag