Ballina Bota

DUBLIN – Bashkimi i Irlandës i mundshëm brenda 25 viteve

DUBLIN, 21 prill /ATSH-AFP/ – Një pjesë e madhe e popullsisë, në veri ashtu dhe në jug të kufirit që ndan Republikën e Irlandës nga rajoni britanik i Irlandës së Veriut, parashikon një ribashkim të ishullit brenda 25 viteve, sipas një sondazhi të BBC.

Rreth 54% e irlandezëve dhe 51% e popullsisë së Irlandës së Veriut mendojnë se rajoni britanik nuk do të jetë më pjesë e Britanisë së Madhe brenda 25 viteve, sipas këtij sondazhi të BBC.

Rreth 2 485 persona janë pyetur në Irlandën e Veriut në fillim të prillit dhe rreth 1 100 në Irlandë.

Të pyeturit theksuan se ky ndryshim nuk do të ndodhte në 10 vitet e ardhshme, gjë që korrespondon me rezultatet e një sondazhi tjetër të RED C, drejtuar nga organizata pro-BE-së  European Movement Ireland (EMI) dhe publikuar sot në Irlandë.

“Vetëm 32% e banorëve të Republikës së Irlandës mendojnë se do të ketë në Irlandë të Bashkuar në Bashkimin Europian në 10 vitet e ardhshme”, sipas sondazhit RED C.

Irlanda e Veriut u krijua 100 vite më parë kur Republika mori pavarësinë nga dominimi britanik dhe statusi i saj është kundërshtuar që prej asaj kohe.

Vota britanike në favor të Brexit në 2016 ringjalli debatin mbi të ardhmen e krahinës, e cila ka rreth 1,9 milion banorë.

Rreth 56% e personave në Irlandën e Veriut votuan për të qëndruar në BE në atë referendum, një popullsi që mund të dëshirojë të bashkohet me Irlandën për të qëndruar në klubin Europian./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSi kanë ndryshuar simptomat e Covid-19?
Artikulli tjetërFUTBOLL – Kongresi i UEFA-s dënon krijimin e Super Ligës