FUTBOLL- Bayern një hap më afër titullit kampion

MYNIH, 21 prill /ATSH-AA/ – Bayern Mynih ka bërë një hap tjetër afër titullit të kampionit në Bundesligë pas fitores me rezultat 2-0 ndaj Bayer 04 Leverkusen në javën e 30-të.

Golat e pjesës së parë nga Eric Maxim Choupo-Moting dhe Joshua Kimmich i dhanë një fitore ekipit vendas në ”Allianz Arena” të martën.

Duke grumbulluar 71 pikë, Bayern Mynih krijoi një diferencë prej 10 pikësh nga skuadra e dytë RB Leipzig, e cila pësoi disfatë si mysafir nga Këlni 2-1.

Schalke bie nga Bundesliga pas disaftës nga Arminia Bielefeld.

Pas humbjes 1-0 nga Arminia Bielefeld në një tjetër ballafaqim të së martës, Schalke 04 bie nga Bundesliga për herë të katërt në historinë e saj, si në vitet 1981, 1983 dhe 1988.

Fabian Klos shënoi golin e vetëm për Arminia Bielefeld në stadiumin “Bielefelder Alm”.

Sezoni 2020-2021 i Bundesligës ka qenë një sezon zhgënjyes për Schalke 04 me paraqitjen e saj të dobët pasi ata kanë vetëm 13 pikë në 30 ndeshje. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.