Ballina Flash

Blair: Të dhënat e AstraZeneca të publikohen për të hequr frikën

LONDËR, 21 prill /ATSH-DPA/ – Ish-kryeministri britanik, Tony Blair u ka bërë thirrje autoriteteve britanike që të lëshojnë më shumë të dhëna për injeksionin antikoronavirus të AstraZeneca për të ndihmuar në largimin e frikës nga vaksinat.

Në një parathënie të një raporti të botuar nga organizata e tij jofitimprurëse, Blair paralajmëroi se ”përpjekjet globale të vaksinimit do të minoheshin nëse vaksinat si ajo e zhvilluar nga AstraZeneca diskreditoheshin në bazë të shqetësimeve të pajustifikuara në lidhje me sigurinë ose efikasitetin”.

Bler i sugjeron qeverisë të publikojë të dhëna për numrin e njerëzve të vaksinuar, të ndarë sipas dozës së parë dhe dozës së dytë dhe sipas grupmoshës, sa njerëz kanë kontraktuar Covid-19 pasi janë vaksinuar dhe sa prej tyre u shtruan në spital dhe sa vdiqën.

“Unë e pranoj plotësisht që prezantimi i të dhënave duhet të kurohet me kujdes në mënyrë që të mos mashtrojë, por të informojë me saktësi”, tha ai.

“Sidoqoftë, ne jemi në një situatë ku, sipas gjykimit tim, vetëm lëshimi i të dhënave të plota për programin e vaksinimit në Britaninë e Madhe do të sjellë besueshmërinë globale për të cilën AstraZeneca ka nevojë”, theksoi Blair./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTiranozauri Rex ecte më ngadalë se… njeriu!
Artikulli tjetër“Shqipëria sot si lagjet e rindërtimit”/ T’i kanalizojmë të gjitha energjitë në funksion të ndërtimit, jo të shkatërrimit