Tiranozauri Rex ecte më ngadalë se… njeriu!

AMSTERDAM, 21 prill /ATSH-DPA/ – Tiranozauri Rex ishte një gjahtar i frikshëm, por kur ishte puna për të ecur, ai ka të ngjarë të endej në Tokë me një ritëm më të qetë se sa ai i njeriut.

Sipas analizave anatomike, studiuesit holandezë llogaritën shpejtësinë normale të ecjes së gjigantëve me rreth 1,28 metra në sekondë, ekuivalente me 4,6 kilometra në orë.

Për krahasim, shpejtësia mesatare e ecjes së njerëzve është rreth 1,34-1,42 metra në sekondë ose 4,8 deri 5,1 kilometra në orë.

”Shpejtësia normale e ecjes zakonisht mund të përcaktohet tek kafshët duke vëzhguar pjesët e trupit të përfshira, ritmet e tyre natyrore duke pasur parasysh strukturën e përgjithshme dhe nevojën që kafshët të ruajnë energjinë”, sipas Universitetit të Amsterdamit.

Në rastin e Rexit, i cili ishte deri në 13 metra i gjatë dhe peshonte 9 tonë, ai ecte më ngadalë se sa njeriu./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.