MV – 31 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

SHKUP, 16 prill /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 908 raste infektimi dhe 31 viktima nga COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 ka shkuar në 145 909, ndërsa ai i viktimave në 4 388.

Institucionet shëndetësore raportuan edhe për 732 pacientë të tjerë të shëruar nga virusi, duke e çuar në 121 439 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 20 082./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.