Kuko: PS, partia e barazisë dhe qytetërimit

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Romina Kuko, kandidate për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës gjatë një takimi me gra dhe vajza, ku ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, theksoi se Partia Socialiste është ajo forcë politike që ka krijuar mundësinë që gratë të arrijnë të marrin fuqinë, sepse është partia e barazisë dhe qytetërimit.

“Kur një grua angazhohet, angazhohet për të gjitha gratë. Sot dua t’ju flas maturanteve, studenteve, nënave të reja, zonjave dhe gjysheve tona. PS kujdeset për ju, kujdeset për shkollat tuaja, kujdeset për jetët tuaja, kujdeset për çiftet e reja, kujdeset për shëndetin tonë, kujdeset për vaksinimin e gjyshërve tanë”, – tha Kuko.

“Gratë zakonisht e marrin vetë fuqinë, por Partia Socialiste është ajo që ka krijuar mundësinë që gratë të arrijnë të marrin fuqinë, sepse është partia e barazisë dhe qytetërimit, kështu që me besimin në zemër dhe me të ardhmen në mëndje, votoni numrin 12, votoni Partinë Socialiste”, – përfundoi Kuko. /a.a/r.e/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.