Ballina Bota

PARIS – Bisedime Macron-Merkel-Zelensky për konfliktin në Donbass

PARIS, 16 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të zhvillojnë bisedime përmes një video-konference për të diskutuar përkeqësimin e situatës në Ukrainën Lindore.

Franca ka si synim të arrijë një armëpushim në rajon.

Të pranishmit do të diskutojnë gjithashtu progresin e bërë në drejtim të zgjidhjes së konfliktit me mjete politike, sipas burimeve pranë qeverisë franceze.

Konferenca fillon në orën 15:00.

Frika po rritet për një ndezje të konfliktit për shkak të një grumbullimi të konsiderueshëm të trupave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën.

Pjesë të rajoneve të Ukrainës Lindore të Donetsk dhe Luhansk përgjatë kufirit rus janë kontrolluar nga rebelët e mbështetur nga Moska për gati shtatë vjet.

Sipas vlerësimeve të OKB, më shumë se 13 000 njerëz janë vrarë në luftime që nga ajo kohë.

Pavarësisht nga vendosja e një armëpushimi, rreth 50 njerëz janë vrarë vetëm që nga fillimi i vitit. /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla takim me banorët e Funarit në Elbasan: Ndërtimi i rrugës do ta kthejë Funarin në një destinacion të rëndësishëm turistik
Artikulli tjetër“Rritja e të ardhurave në 1.1 miliard lekë”/ Vjero: Sinjal pozitiv për rimëkëmbjen ekonomike