BERLIN – Kancelarja Merkel vaksinohet me AstraZeneca

BERLIN, 16 prill /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, tha sot zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Kancelarja 66-vjeçare mori vaksinën AstraZeneca, e cila është caktuar për të gjithë ata mbi 60 vjeç në Gjermani.

Zëvendëskancelari Olaf Scholz, 62 vjeç, gjithashtu u vaksinua sot me AstraZeneca.

Një total prej 18,5% e popullsisë së Gjermanisë tashmë ka marrë të paktën një dozë vaksine antiCOVID-19, sipas autoritetit publik të kontrollit të sëmundjes, Instituti Robert Koch./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.