Ballina Flash

Shitjet e pijeve ”fluturojnë” ndërsa pubet angleze rihapen pas bllokimit

LONDËR, 15 prill /ATSH-DPA/ – Shitjet e pijeve u rritën ndjeshëm me rihapjen e pubeve, restoranteve dhe bareve në Angli, pas disa muaj bllokimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Specialistët e të dhënave të kompanisë CGA thanë se shitjet e pijeve u rritën me 113,8% në ditën e parë të tregtisë, krahasuar me të njëjtën ditë në 2019.

Kompanitë mirëpritën klientët pasi u mbyllën për të paktën tre muaj për shkak të kufizimeve.

Sidoqoftë, vetëm 38,2% e rreth 41 100 lokale të licencuara gjithsej kishin hapësirën e jashtme për t’i lejuar ata të rihapen këtë javë.

Të gjithë të tjerët mund të hapen vetëm kur kufizimet e mëtejshme të pushojnë në fazën tjetër, të planifikuar për 17 maj.

Ekspertët thanë se rritja e shitjeve ishte e dukshme pasi njerëzit mund të pinë vetëm jashtë, edhe pse ishte ftohtë në Londër dhe pjesën më të madhe të Anglisë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKartolinë nga Lungomare 2, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje ku deri dje ishte një turp publik
Artikulli tjetërBERLIN – Merkel dhe Biden i kërkojnë Rusisë ndalimin e aktiviteteve në kufi me Ukrainën