GJERMANI – Merkel vaksinohet me AstraZeneca

BERLIN, 15 prill /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel, 66 vjeçe, do të vaksinohet nesër me vanksinën antiCovid-19 të AstraZeneca-s, sapo njoftoi ”Die Welt” on line.

”Kur të jetë radha ime, unë gjithashtu do të vaksinohem me AstraZeneca”, deklaroi më 31 mars kancelarja Merkel duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi vaksinimet me AstraZeneca.

”Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në atë konferencë shtypi.

Kancelarja hyn në atë pjesë të fashës së popullsisë për të cilën Komisioni Gjerman i Vaksinimit (STIKO) rekomandon përdorimin e vaksinës anglo-suedeze./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.