Kaskada e Drinit/ Prurjet 390 m3/s, prodhimi ditor rreth 20 mijë MWh

TIRANË, 13 prill/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten 390 m3/s, ndërsa prodhimi është rreth 20 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në kaskadë janë 390 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 293.99 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 173.23 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.32 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara nga Korporata, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 6900 MWh, në Koman 8700 MWh dhe në Vaun e Dejës 4300 MWh.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.