Ballina Bota

IZRAEL – Netanyahu: Lufta kundër Iranit është një detyrë

TEL AVIV, 12 prill /ATSH-DPA/ – Lufta kundër Iranit dhe metastazave të tij është një detyrë, pasi një situatë, ashtu siç është sot nuk mund të jetë domosdoshmërisht nesër, deklaroi kryeministri izraelit, Benyamin Netanyahu.

Netanyahu komentoi pas asaj që ndodhi në uzinën e pasurimit të uraniumit në Natanz, në Iran, dhe që disa media ia kanë atribuar shërbimeve sekrete Mossad.

“Ne jemi sigurisht një fuqi rajonale ,por në një farë mënyre edhe globale”, shtoi Netanyahu i cili foli me shefat e sigurisë gjatë një takimi për Ditën e Pavarësisë./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGOLF – Hideki Matsuyama japonezi i parë që fiton një Master
Artikulli tjetërKoka: Në 25 prill, do jemi njëzëri pro mandatit të tretë dhe pro zhvillimit të mëtejshëm të vendit