Koka: Në 25 prill, do jemi njëzëri pro mandatit të tretë dhe pro zhvillimit të mëtejshëm të vendit

TIRANË, 12 prill/ATSH/- Kandidati për deputet i PS në Durrës, Lefter Koka zhvilloi një takim me banorë të lagjes 3 në këtë qytet.

Koka thekson se “investimet transformuese që po bëhen në Durrës, janë pjesë e vizionit të qeverisë për Durrësin dhe gjithë vendin tonë”.

“Takimet e mia me qytetarët e Durrësit nuk janë vetëm në fushatë elektorale, por janë përditshmëria ime prej më shumë se 20 vitesh në rrugëtimin tim politik dhe bashkëqytetarët e mi e dinë më së miri”, shprehet ai.

“Diskutuam në lagjen 3️ për diferencën mes qeverisë sonë dhe pretendentëve që kemi përballë, ku ndryshimi është si dita me natën dhe këtë mençuria e durrsakëve e njeh më mirë se askush. Investimet transformuese që po bëhen në Durrës, janë pjesë e vizionit të qeverisë për Durrësin dhe gjithë vendin tonë.  Prandaj, në 25 prill, do jemi njëzëri pro mandatit të tretë dhe pro zhvillimit të mëtejshëm të vendit tonë”,thekson kandidati Koka.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.