GOLF – Hideki Matsuyama japonezi i parë që fiton një Master

TOKIO, 12 prill /ATSH-DPA/ – Tifozët dhe zyrtarët japonezë u entuziazmuan nga lajmi se lojtari i golfit, Hideki Matsuyama fitoi Masterin e 85-të në ”Augusta National” në SHBA.

29-vjeçari Matsuyama u bë japonezi i parë që fitoi një kampionat të madh.

Shumë japonezë u ngritën herët në mëngjes të hënën për të parë drejtpërdrejt momentin historik në televizion.

Një reporter televiziv për Sistemin e Transmetimit të Tokios (TBS) shpërtheu në lot ndërsa Matsuyama korri fitoren e turneut.

“Japonia është e lumtur”, tha ai.

”Jam me të vërtetë i lumtur që jam dëshmitar i këtij momenti. Unë kurrë nuk e kam imagjinuar se kjo ditë do të vinte, më mungojnë fjalët”, theksoi Tsuneyuki Nakajima, një nga lojtarët legjendar japonez.

Fitorja e Matsuyama “frymëzoi dhe inkurajoi publikun japonez mes efekteve të zgjatura të koronavirusit”, u tha gazetarëve kryeministri Yoshihide Suga. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.