Ballina Bota

COVID-19 – Bullgaria lehtëson masat

SOFJE, 12 prill /ATSH-AA/ – Bullgaria njoftoi sot fillimin e lehtësimit të masave të vendosura për frenimin e përhapjes së COVID-19.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, deri më sot në mësim në distancë, do të kthehen në shkollë.

Restorantet, me shërbim vetëm në ambient të hapur, tani do të shërbejnë edhe në ambiente të mbyllura, por me kapacitet 50 %.

Ngjarjet kulturore si festivalet, koncertet, kinematë dhe teatrot do të mbahen me një kapacitet prej 30 % të pjesëmarrjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Bullgari janë regjistruar gjithsej 462 raste të reja me COVID-19 dhe kanë vdekur 67 persona si pasojë e virusit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakElbasani po transformohet në destinacion turistik/ Shqipëria nuk bëhet me receta magjike
Artikulli tjetër“Mbledhja e parë pa Finon”/ Anëtarët e Komisionit të Ligjeve, kolazh me foto në nderim të ish-kolegut