Ballina Flash

Noka: Në 25 prill ndëshkoni me votë qeverinë e mashtrimeve

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i PD-së për Kamzën, Flamur Noka ishte sot në vendin ku lumi i Tiranës ndan Laknasin me Valiasin, për të treguar sesa të vështirë ua ka bërë jetën banorëve mungesa e një ure normale.

“Kjo është një arsye më shumë për të votuar kundër kësaj qeverie që është ngritur mbi mashtrime. Me PD në qeveri, ura do të jetë një nga veprat e para që do të ndërtohet. Qeveria e Lulzim Bashës do të jetë një qeveri që kujdeset për njerëzit”- tha Flamur Noka.

Ai ftoi banorët e zonës të ndëshkojnë me votë qeverinë e mashtrimeve dhe të braktisjes.

/m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Para 8 viteve diplomat bliheshin me lekë”/ Balla me të rinjtë në Hotolisht: Votoni ata që bëjnë punë dhe jo ata që janë për llafe
Artikulli tjetërDhima në Patos: Edhe më tepër përkushtim dhe vëmendje për mësuesit në mandatin e tretë