Dhima në Patos: Edhe më tepër përkushtim dhe vëmendje për mësuesit në mandatin e tretë

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Antoneta Dhima zhvilloi sot një takim me mësuesit në qytetin e Patosit.
“Ky ka qenë një vit ndryshe, me më shumë vështirësi, për shkak të pandemisë, por mësuesit kanë ditur ta menaxhojnë shumë mirë”, tha ajo.
Dhima tha se “vëmendja e qeverisë për arsimin dhe mësuesit ka qenë e madhe në këto vite qeverisje, e më tepër përkushtim dhe vëmendje do të ketë në mandatin e tretë”.
“Tekstet shkollore dhe infrastruktura bashkëkohe e bëjnë edhe më të bukur procesin mësimor, e tashmë të gjithë e shohim ndryshimin që është bërë në çerdhe, koshte e shkolla”, shtoi ajo.
Dhima garantoi se “shumë herë më tepër do të bëhet në mandatin e tretë për përmirësimin e infrastrukturës, tekstet shkollore, fondin e ekselencës etj”.
“Faleminderit armatës së mësuesve të cilët besojnë dhe mbështesin Partinë Socialiste”, ha ajo.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.