Ballina Ekonomi

Inflacioni llogaritet 1.2 % gjatë muajit mars

TIRANË, 9 prill/ATSH/ Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të çmimit të mallrave, llogaritet 1,2 % gjatë muajit mars, ndërsa objektivi i shënjestruar i Bankës së Shqipërisë është 3 %.

Një vit më parë inflacioni ishte 2,1 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2021, krahasuar me shkurt 2021 është 0,7 %.

Sipas të dhënave të INSTAT, krahasuar me muajin mars 2020, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “komunikimi” me 2,2 % secili, “pije alkoolike dhe duhan” me 1,3 %, “hotele, kafene dhe restorante” me 1,1 %, “shëndeti” me 0,7 %, etj.

Ndërsa çmimet e grupit “transporti” u ulën me 1,6 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 7 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 5,3 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,5 %, “peshk” me 3,2 %, “bukë dhe drithëra” me 2,5 %, “mish” me 1,5 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 1,1 %, etj. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Biden: Koha për t’i ndaluar përgjithmonë armët
Artikulli tjetërVaksinimi antikovid/ Qytetarët për ATSH-në: Po vjen momenti që të përqafojmë të gjithë të afërmit, e kemi ndjerë izolimin