Ballina Bota

COVID-19 – Draghi: Rihapje, por e kujdesshme

ROMË, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Lehtësimet e masave kufizuese antiCOVID-19 do të kushtëzohen nga përparimet në fushatën e vaksinimit, tha kryeministri italian Mario Draghi, në një konferencë për shtyp në Palazzo Chigi.

Në të njëjtën kohë, ai refuzoi thirrjet në Romë për të përmendur një datë konkrete për këto lehtësime.

“Lehtësimi i rregullave është forma më e mirë e mbështetjes për ekonominë, por unë dua rihapje të shoqëruar me siguri”, theksoi Draghi.

Ai shtoi se “është thelbësore që popullata e moshuar, me rrezik të lartë të vdekjes nga Covid-19 të vaksinohet përpara se të ndërmerren hapa të rinj”.

Deri më tani, kufizimet e rrepta të COVID-19 janë në fuqi deri më 30 prill./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFushë-Krujë/ Me mbështetjen e Skemës Kombëtare, ferma blegtorale rriti prodhimin e qumështit
Artikulli tjetërSezoni turistik më i lehtësuar/ Kërkesë e rritur nga Izraeli, Ukraina, Polonia, Hungaria, Çekia apo vendet nordike