Ballina Bota

BERLIN – Merkel ndryshon ligjin e pandemisë

BERLIN, 9 prill /ATSH-ANSA/ – Të hënën e ardhshme nuk do të zhvillohet asnjë samit mes qeverisë dhe landeve dhe ky samit nuk do të mbahet as javët që pasojnë, deklaroi zëdhënësja e Angela Merkel, Ulrike Demmer në një konferencë për shtyp.

Në vend të kësaj, qeveria federale dhe landet kanë vendosur sot modifikimin e ligjit për mbrojtjen e shëndetit.

Në të do të miratohen masat nëse incidenca javore ngrihet në mbi 100.

”Qëllimi është veprim i unifikuar në luftën kundër pandemisë”, vuri në dukje Demmer.

Zëdhënësja shtoi se “vendimi u mor në marrëveshje me landet”.

Pyetjes nëse do të mënjanohet bllokimi, Demmer iu përgjigj negativisht.

”Jo, nuk do të bëja një dallim midis përdorimit të detyrueshëm të frenimit emergjent dhe një bllokimi sepse ato ndjekin të njëjtin qëllim”, deklaroi Demmer. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakToni Gogu përkrah Veliajt në Pezë, Vaqarr e Ndroq: Ne duam të shërbejmë dhe të shërojmë, ata duan të shqyejnë dhe të bllokojnë
Artikulli tjetërInvestimet në Sarandë/ Rama: Proces që nuk mund të ndalet, njerëzit e punës e shohin politikën me syrin e interesit të tyre jo të tifozit