Kushi: Mandatin e ardhshëm gjuha angleze do fillojë të mësohet që nga klasa e parë

TIRANË, 8 prill/ATSH/ Në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste, vëmendja do të jetë në forcimin e kurrikulave dhe cilësisë së mësimdhënies në anglisht.

Kushi thotë se gjuha angleze do të fillojë të mësohet nga nxënësit që nga klasa e parë.
Ministrja nënvizon se në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste, gjuha angleze do të nisë të mësohet që nga klasa e parë.

“Gjatë këtij mandati vëmendja jonë ka qenë në forcimin e kurrikulave, kapaciteteve dhe cilësisë së mësimdhënies në anglisht, duke arritur në kushtet kur gjatë mandatit të ardhshëm do të bëhet i mundur fillimi i mësimit të anglishtes që nga klasa e parë”, shkruan ajo në postimin e saj.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.