Ballina Bota

GJERMANI – Scholz: Marrëveshje e shpejtë për reformë globale të taksave

BERLIN, 6 prill /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz bëri presion për një marrëveshje të shpejtë për një reformë globale të taksave për korporatat ndërkombëtare aktive.

“Thjesht duhet të ketë sukses këtë vit”, tha Scholz përpara një videokonference me ministrat e Financave të G20-s.

Reforma globale e taksave e synuar nga Scholz-it konsiston, ndër të tjera, në një taksë minimale globale.

Më parë gjatë javës, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen bëri thirrje për një normë minimale globale të taksës së korporatave për kompanitë që punojnë ndërkombëtarisht.

Ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump kishte refuzuar taksën dixhitale, administrata e re e Joe Biden është më e hapur dhe po mbështet një zgjidhje kompromisi brenda kornizës së negociatave të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLeskoviku, një tjetër hapësirë e prekur nga Rilindja Urbane
Artikulli tjetërMes pyjeve drejt Përmetit, Rama bisedë me Ekonomin për Durrësin/ Me ata të tjerët s’ka rindërtim as vaksinim. Malukatët po na sabotojnë me atë infektimin e përditshëm