Ballina Bota

Papa Françesku u uron Pashkën besimtarëve

ROMË, 4 prill /ATSH-ANSA/- Papa Françesku dha mesazhin e tij të Pashkëve “Urbi et Orbi” dhe theksoi kremtimin e ngjarjes që jep shpresë dhe nuk zhgënjen: “Jezusi që u kryqëzua u ringjall”, në një meshë të transmetuar drejtpërdrejt në të gjithë botën.

Liturgjia, u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, ashtu si vitin e kaluar, në përputhje me kufizimet antiCOVID-19 dhe me një pjesëmarrje të kufizuar të besimtarëve, ndërsa nisi me ritin dhe spërkatjen e “Resurrexit”.

“Realiteti i Ringjalljes ofron shpresë dhe ngushëllim konkret, të prekshëm, por nuk tregon një mirazh, nuk zbulon një formulë magjike, nuk tregon një rrugë shpëtimi përballë situatës së vështirë që po kalojmë”, tha Papa Françesku në mesazhin “Urbi et Orbi”.

Midis tyre pandemia  ende në aktivitet të plotë; kriza sociale dhe ekonomike  shumë serioze, veçanërisht për më të varfërit dhe përkundër kësaj, që është edhe më skandaloze, konfliktet e armatosura nuk pushojnë dhe arsenalet ushtarake forcohen.

“Krishti i Ringjallur është shpresë për ata që vuajnë ende nga pandemia, për të sëmurët dhe për ata që kanë humbur një të dashur. Zoti u jep atyre ngushëllim dhe mbështet përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve”./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBushati: Në programin e Partisë Demokratike sportistët janë në qendër të vëmendjes
Artikulli tjetërMandati i tretë që Shqipëria të arrijë pikën e pakthyeshmërisë/ Jo më plaçkë në duart e atyre që e bënë copash