Ballina Flash

Twitter synon reagime me emoji

ROMË, 3 prill /ATSH-ANSA/ – Së shpejti, Twitter mund të ofrojë mundësinë e vendosjes reagimeve ndaj postimeve të shikuara nga pajtimtarët, sipas një njoftimi nga faqja në internet “TechCrunch”, që raportoi mbi një sondazh të kryer nga rrjeti social me një grup të vogël të përdoruesve.

Në veçanti, sondazhi propozoi disa grupe eagimesh me emoji, përfshirë një zemër, aktualisht e pëlqyer për të dhënë “pëlqime” për postimin; një fytyrë të qeshur, një fytyrë të zhytur në mendime dhe ikonën klasike “të qeshura me lot”.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Twitter do të prezantojë reagime të stilit Facebook, sugjeron vetëm se kompania po mendon seriozisht për këtë, si një mënyrë për t’i lejuar përdoruesit të lënë reagime të shpejta për postimet që lexojnë.

“Ne po kërkojmë mënyra të tjera me të cilat pajtimtarët të mund të shprehen në bisedat që zhvillohen në Twitter”, shpjegoi një zëdhënës në një tekst që shoqëronte sondazhin.

Kjo nuk është hera e parë që Twitter rimendon për ndërveprimin me postimet./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSaliu, Iliri, Monika dhe Luli, kërcënimi për drejtësinë e re
Artikulli tjetërVaksinimi dhe infektimi vazhdojnë paralelisht, si një provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill