Ballina Bota

COVID-19 – OBT: Shpërndarje e shpejtë dhe e drejtë globale e vaksinave

GJENEVË, 1 prill /ATSH-AFP/ – Rritja e tregtisë në 2021, megjithëse më e qëndrueshme sesa pritej, nuk do të lejojë një rikthim të situatës së para pandemisë, paralajmëroi Organizata Botërore e Tregtisë (OBT), që bëri thirrje për një shpërndarje të shpejtë dhe të drejtë të vaksinave për të rimëkëmbur ekonominë.

Kjo thirrje i bashkohet asaj të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që denoncon pabarazinë ndaj qasjes në vaksina, duke privuar vendet më të varfra nga vaksinat antiCOVID-19, ndërsa vendet e pasura kërkojnë të vaksinojnë një pjesë të madhe të popullsisë së tyre.

“Ndarje e vaksinave është një çështje solidariteti për OBSH-në, por është gjithashtu edhe një domosdoshmëri ekonomike”, tha OBT.

“Zhvillimi i shpejtë i vaksinave efektive i ka dhënë botës një shans real për të ndaluar këtë sëmundje dhe për të ringjallur ekonominë globale, por ky shans mund të humbasë nëse nuk ka barazi  në qasjen ndaj vaksinave në një numër të madh vendesh dhe njerëzish”, theksoi kreu i OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, gjatë prezantimit të parashikimit vjetor të tregtisë.

Ajo shtoi se një shpërndarje e shpejtë dhe e drejtë globale e vaksinave është paketa më e mirë stimuluese për një rimëkëmbje të fortë dhe të qëndrueshme ekonomike./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakItalia, investitori i tretë i huaj më i madh me fluks total prej 117 milionë eurosh
Artikulli tjetërRindërtimi i shkollave/ Shqipëria dhe fëmijët e ardhmja jonë, si një diell i vetëm