Ballina Flash

“Duan të kthejnë faturimin abuziv me fasha të energjisë”/ Kush voton këta, merr tramvajin e Tiranës

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Kyeministri Edi Rama u shpreh sot se opozita ka në program prapë vendosjen e fashave për energjinë elektrike.

“Ju kujtohen fashat që vinin, ku biznesi fshihej si familje dhe familjet faturoheshin si biznes, kur iu vinte faturat e energjisë elektrike?” – tha Rama, duke folur në Këndin e Fjalës në Shirokë me kandidatët e PS për qarkun e Shkodrës.

“Ata duan t’jua kthejnë prapë këto fasha”, – deklaroi ai.

“Nuk kanë nxjerrë asnjë mësim, janë të paaftë komplet. Kush voton këta, një gjë e ka të sigurt, që merr tramvajin e Tiranës. Kjo është e sigurt”, – tha Kryeministri.

“I dhe votën këtyre, e ke tramvajin te dera, që të çon ku të duash ti. Nuk të erdhi tramvaji, nuk të jep njeri llogari. Ka një defekt teknik, do të vijë nesër”, – u shpreh Rama.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ia kemi dalë të kryejmë vaksinimin masiv”/ Policia nuk mund të hyjë në luftë me tufën e të papërgjegjshmëve, se do bëjnë më keq
Artikulli tjetërTatimi mbi të ardhurat 400 mijë bëhet zero/ Taksa e sheshtë e PD-së krijuar nga të pasurit për veten e tyre