Ballina Flash

”Ford”: Lamtumirë ”Mondeo”!

BERLIN, 30 mars /ATSH-ANSA/ – Kompania ”Ford” ka konfirmuar se do t’i japë fund prodhimit të modelit ”Mondeo” duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm.

I prezantuar në vitin 1993, ”Mondeo” ishte automjeti i parë ”Ford” që u prezantua si një makinë globale, që synonte të zëvendësonte një numër modelesh në të gjithë botën.

Që nga fillimi i tij në Europë, ku u zëvendësoi modelin ”Ford Sierra”, shitjet e ”Mondeo” kanë arritur në rreth pesë milionë njësi.

Arsyeja kryesore për fundin e prodhimit të ”Mondeo” u var nga ndryshimi i preferencave të klientëve dhe fakti që ”Ford” po zhvillon gamën e automjeteve të pasagjerëve në Europë për t’u përmbushur nevojat e klientit ndërsa lëvizja po shkon drejt një të ardhme plotësisht elektrike.

Në vitin 2020, 39% e të gjitha modeleve të shitura të ”Ford” ishin SUV dhe ”Crossover”, një rritje prej 8% nga viti në vit./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTë ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit rriten me 6 %
Artikulli tjetërSezoni turistik/ Klosi: Së shpejti nis vaksinimi i stafeve në sektorin e turizmit