Ballina Flash

Merkel ndjesë publike për vendosjen e bllokimit COVID-19 

BERLIN, 24 mars /ATSH-ANSA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi sot falje publike pas një konference të shpejtë midis qeverisë federale dhe të landeve, gjatë së cilës ajo anuloi superbllokimin kombëtar për ditët e Pashkës, duke e vlerësuar atë si një gabim dhe që duhet të korrigjohet me kohë.

“E di që kjo krijoi më shumë pasiguri dhe u kërkoj falje të gjithë qytetarëve dhe banorëve të qytetit”, shtoi kancelarja, duke konfirmoi se dëshironte të revokonte vendimin për ditët e pushimit (të ashtuquajturat “Ruhetage’) të planifikuara përtej festave të zakonshme rreth Pashkëve.

Merkel theksoi se ishte gabimi i saj, por gjithashtu deklaroi se “u bë për një arsye të mirë, domethënë për të ngadalësuar valën e tretë dhe për të kthyer kurbën e rritjes së infeksioneve”.

Kreu i qeverisë federale pranoi “gabimin” e saj personal në lidhje me superbllokimin e Pashkëve edhe në Parlament, pas deklaratës së bërë para shtypit dhe Bundestagu e duartrokiti.

“Jam thellësisht e bindur që ne do ta mundim virusin”, vazhdoi ajo. “Rruga është përpjetë, plot pengesa dhe gabime, por në fund do të fitojmë”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 781 raste të reja me COVID-19 dhe 17 humbje jete
Artikulli tjetërRindërtimi/ Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Pezë e Vogël”: 4 shkolla të reja po ndërtohen në Pezë, 40 në gjithë Tiranën