ATHINË, 24 mars /ATSH-ANA /- Greqia ka konfirmuar 3 062 infeksione të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, me 11 prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, deklaroi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).
Greqia ka konfirmuar 245 405 infeksione që nga fillimi i pandemisë.
Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 81 infeksione kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 3 038 me raste të tjera të brendshme.
Për më tepër, 67 vdekje janë regjistruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të pandemisë në 7 649.
Prej tyre, 95,7% e tyre kishin një sëmundje bashkëshoqëruese dhe ishin mbi 70 vjeç.
Gjithsej 699 pacientë po përdorin ventilator në spitale.
Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç, dhe 81.,5% e tyre kanë sëmundje të tjera ose janë mbi 70 vjeç./ /os/






















