Ballina Bota

FOKUS – Blinken: SHBA dëshiron të rindërtojë partneritetin me NATO-n

BRUKSEL, 23 mars /ATSH-ANSA/ – Kam ardhur këtu për të shprehur angazhimin e SHBA për aleancën, që është guri i themelit për prosperitetin dhe stabilitetin e komunitetit transatlantik për më shumë se 70 vite, deklaroi sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken gjatë një konference shtypi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me rastin e takimit të ministrave të Jashtëm në Bruksel.

”Kam ardhur në Bruksel sepse SHBA dëshiron të rindërtojë partneritetin me aleatët tanë”, shtoi Blinken.

“Ne duam të ringjallim aleancën për t’u siguruar që ajo është e fortë dhe efektive përballë kërcënimeve aktuale, ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën”, shtoi ai.

Ministrat e Jashtëm nga 30 vendet anëtare të NATO-s, për herë të parë në më shumë se një vit po takohen fizikisht në selinë e aleancës në Bruksel.

Ministrat duhet të përgatiten për një samit të ardhshëm duke diskutuar një seri propozimesh për të reformuar bllokun ushtarak./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHidrocentrali i Skavicës/ Balluku: Shërben si rregullator i kaskadës së Drinit, impakt pozitiv për Nënshkodrën
Artikulli tjetërMarrëveshja me BERZH/ Ekonomi: 65.2 milionë euro të injektuara direkt në sektorin e Bujqësisë