Ballina Aktualitet

Kushi: Në mandatin e tretë, transformimi i lagjes historike Kala të Elbasanit

TIRANË, 21 mars/ATSH/ Ministrja e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Evis Kushi u shpreh sot se fitorja e mandatit të tretë të Partisë Socialiste nuk është qëllim, por mekanizmi i vetëm që na mundëson vazhdimin e reformave vijueshmërinë e programe të investimeve dhe Rindërtimit.

Gjatë takimit që u zhvillua sot në Elbasan, me kryeministrin Edi Rama ku u prezantuan kandidatët e PS-së në zgjedhjet e 25 prillit, Kushi tha se “është përgjegjësi dhe privilegj të jem kandidate në listat e PS-së. Për mua nuk ka rëndësi të jem i pari apo i fundit në listë, pasi të gjithë jemi në këtë listë një skuadër që punon e lufton çdo ditë për të treguar sinergji e punuar pranë qytetarëve, për t’ju treguar atyre se çfarë kemi bërë në këto 8 vite dhe çfarë do të bëjmë në mandatin e ardhshëm”.

“Në fakt, ne i kemi përsëritur gjithmonë që mandati i tretë i PS nuk është një qëllim në vetvete, por është mekanizmi i vetëm që na mundëson vazhdimin e reformave rrënjësore që kemi nisur;   vazhdimin e betejave të rëndësishme që ne kemi nisur së bashku; betejën për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit; betejën e vaksinimit për të mposhtur pandeminë e COVID-19, e po ashtu për rimëkëmbjen e ekonomisë, integrimin europian; për arsimin, për shëndetësinë, e kështu me radhë në të gjitha fushat”, tha Kushi.

Gjatë fjalës së saj, Kushi vuri në dukje se populli do të votojë për ata që punojnë.

“Listat e PS-së janë prurjet më të mira të kandidatëve. Nga 12 qarqe të vendit 10 drejtohen nga kandidate gra dhe vajza nga të cilat 7 janë gra dhe vajza të reja që vijnë me kontribute të çmuara në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë apo fusha të tjera i vijnë në ndihmë njerëzve dhe i bashkohen vizionit të PS-së. Lista jonë e Elbasanit përfaqëson kandidatë nga sektorë të ndryshëm nga fusha e shëndetësia, arsimit, sipërmarrjes, emigracioni, jemi një skuadër ku integrohet eksperienca dhe sinergjia për të punuar për qytetarët”, tha Kushi.

Gjatë fjalës së saj, Kushi u ndal gjithashtu edhe tek projekti për transformimin e lagjes “Kala” të Elbasanit.

“Ju kryeministër në vizitat e fundit që keni bërë këtu në Elbasan e keni mbështetur projektin për ta transformuar “Kalanë” e Elbasanit në një destinacion turistik, i cili do të sjellë zhvillim social, kulturor, ekonomik, për të gjithë qytetin. Në fakt, duket sikur unë kam konflikt interesi kur e përmend këtë gjë, por jam e bindur që njësoj si unë mendojnë jo vetëm anëtarët e kësaj skuadre, por të gjithë qytetarët e Elbasanit sepse transformimi i kësaj kalaje do të sjellë zhvillim jo vetëm për banorët e saj, por për të gjithë banorët e Elbasanit, madje dhe më gjerë se sa kaq. Kështu që unë kam shumë besim që ky projekt që do të fillojë së shpejti, sepse bashkia e Elbasanit e ka gati dhe unë kam shumë besim që puna do të shkojë shumë mirë, po ashtu sikurse me të gjithë projektet e tjera kemi gati, në mandatin e ardhshëm Elbasani do të ketë edhe shumë gjëra të tjera. Dhe ne si pjesë e skuadrës që PS do të krenohemi me punët që kemi bërë dhe me ato që do të vazhdojmë”, tha Kushi.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkuadra e PS, pasqyrë ku gjithsekush gjen veten/ Koalicioni opozitar, që Saliu dhe Iliri të vënë nën thundrën e tyre drejtësinë
Artikulli tjetërZerim i tatim fitimit mbi pagat deri në 400 mijë lekë, ulje e tatimit për paga deri në 2.5 milionë, biznesi i vogël pa taksa deri në 2029/ Zero ulje për ‘të mëdhenjtë’