Ballina Aktualitet

Investoi më shumë se 15 milionë euro në Elbasan/ Balla: Sipërmarrësi Gjergj Luca punësoi 1500 persona


TIRANË, 21 mars/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla  falenderoi sot sipërmarrësin Gjergj Luca, i cili afro 6 vite më parë e pranoi ftesën tonë të investojë në Elbasan më shumë se 15 milionë Euro dhe të punësojë të paktën 1500 punëtorë deri më tani.

Balla ndau një video nga investimet që janë realizuar nga Luca në Elbasan të cilat kanë  nxitur punësimin.

“Kjo video është përgjigjja më e mirë dhe dallimi i qasjes mes nesh dhe atyre që kanë për program dhunën dhe grabitjen e sipërmarrjes private. Mirënjohje çdo sipërmarrësi shqiptar që krijon vende pune dhe prodhon mallra “Made in Albania””, tha Balla.

“Askush nuk investoi mbi këto gërmadha deri në 2015. Vizion, investim, punësim, ekonomia e shumë familjeve. Por sot, sulmohemi në emër të një oligarkie imagjinare. Nëse edhe punësimi sulmohet kështu çfarë tjetër ka mbetur”, thuhet në video. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPazari i Gjirokastrës dje dhe sot/ Një tjetër kapitull i transformimit të qytetit të gurtë
Artikulli tjetërEcuria javore e kursit të këmbimit/ Leku forcoi pozitat ndaj euros dhe humbi terren me valutat e tjera