Ballina Bota

GJERMANI – Merkel e gatshme të vaksinohet me AstraZeneca

BERLIN, 19 mars /ATS-AFP/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se është e gatshme të vaksinohet me vaksinën antiCOVID-19 AstraZeneca, pavarësisht pezullimit të saj për disa ditë për shkak të çrregullimeve të rralla dhe serioze të gjakderdhjes në personat e vaksinuar, që nuk kishin lidhje me vaksinën.

“Po, unë do të vaksinohem me vaksinën AstraZeneca”, tha Merkel në një konferencë shtypi.

“Dua të pres të më vijë radha ime, por absolutisht që do ta bëja”, këmbënguli ajo.

Instituti i Shëndetit Publik “Robert Koch” (RKI) paralajmëroi se Gjermania duhet absolutisht të përshpejtojë fushatën e saj të vaksinimit, pasi vendi po përballet me “një rritje të qartë eksponenciale” në rastet e infektimeve me COVID-19./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm
Artikulli tjetërKandidatja e PS në Gjirokastër, Kjara Adhami: Pjesë e një skuadre fantastike