Ballina Aktualitet

Basha: Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm

TIRANË, 19 mars /ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili publikoi hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë.

“Deklaratat dhe veprimet e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk i shërbejnë bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit në rajon, ato nxisin konflikt dhe përçarje”, tha Basha.

“Kosova e pavarur është realitet i pakthyeshëm. Shfaqje të tilla nacionaliste dëmtojnë vetëm Serbinë dhe tregojnë qasjen destruktive të lidershipit të saj”, u shpreh Basha.

“Sa më shpejt të pranohet realiteti i Kosovës së lirë dhe të pavarur, aq më mirë do të jetë për Serbinë, popullin e saj dhe gjithë Ballkanin për të ecur më shpejt drejt BE-së si interesi më i mire i popujve tanë”, theksoi Basha. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakWhatsApp, FB dhe Instagram ndërpresin përkohësisht shërbimin
Artikulli tjetërGJERMANI – Merkel e gatshme të vaksinohet me AstraZeneca